Tunelet nën kala do të presin, është anuluar tenderi për projektim - Bota Sot
Tunelet nën kala do të presin, është anuluar tenderi për projektim

Maqedonia

Tunelet nën kala do të presin, është anuluar tenderi për projektim

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:33
Petre Shilegov

Është anuluar tenderi për përzgjedhje të kompanisë që do të projektojë tunelet nën Kala. Në thirrjen publike, që në tetor të vitit të kaluar e shpalli Qyteti i Shkupit, oferta  kanë parashtruar tre kompani, dy të huaja dhe një vendase, por për shkak të mangësive të karakterit formal, procedura është dashur të anulohet, shkruan Sdk.mk

“Komisioni për prokurime publike i hapi të tre ofertat dhe u konstatua se kanë mungesë të karakterit formal, të cilat sipas rregullave ligjore nuk e lejojnë vazhdimin e procedurës. Afati për ankesa skadon të premten dhe nëse nuk arrin asnjë ankesë, do të shpallim tender të ri javën e ardhshme”, thotë kryetari Petre Shilegov.

Shilegov thotë se të gjithë pjesëmarrësit e tenderit i plotësonin kriteret dhe kanë lista të projekteve të këtij lloji që tashmë i kanë realizuar në shumë vende të botës.

“Pres që deri në fund të vitit të zgjedhim një projekt të mirë,” shtoi Shilegov.

Kryetari Shilegov vjet në një konferencën për shtyp e paralajmëroi fillimin e realizimit të projektit tunele nën Kala dhe një urë mbi lumin Vardar, që do të lidhë anën veriore me qendrën e qytetit. Shilegov, në atë rast, tha se projekti do të jetë gati deri në shtator 2019, pas së cilës do të kërkohet kontraktues për realizim të punimeve.

Siç është prezantuar, rruga fillon nga bulevardi Shën Klementi i Ohrit dhe do të ngrihet në lartësi prej gjashtë deri në nëntë metra. Pastaj, nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, trafiku do të zhvillohet përgjatë një ure të re mbi lumin Vardar, e gjatë 173 metra dhe e gjerë 20 metra, e cila do të ketë katër korsi. Ura do të vazhdojë si një viadukt i gjatë 262 metra deri në hyrje të tunelit nën Kala. Nga tuneli trafiku do të vazhdojë në një rrugë rrethore të ngritur pesë metra mbi Rrugën e plastikave. Sipas vlerësimeve të qytetit, ndërtimi i rrugës dhe tuneleve nën Kala do të kushtojë rreth 25 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...