Gjykatësit do ta padisin shtetin, i kërkojnë kompensimet e pagës - Bota Sot
Gjykatësit do ta padisin shtetin, i kërkojnë kompensimet e pagës

Maqedonia

Gjykatësit do ta padisin shtetin, i kërkojnë kompensimet e pagës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:43
Xhemali Saiti, me kryeministrin Zoran Zaev

Pothuajse gjysma e gjykatësve në Maqedoni po përgatisin padi kundër shtetit për pagesën e shtesave të pagave mëson 1TV. Vendimin e tillë gjyqtarët e kanë marrë pas takimit të djeshëm të delegacionit të Shoqatës së gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetari i shoqatës Xhemali Saiti, me kryeministrin Zoran Zaev, ministren e Drejtësisë Renata Deskovska dhe ministrin e financave Dragan Tevdovski. Pas takimit, Qeveria njoftoi se me rebalancin e buxhetit do të sigurohet një shtesë prej 120 milionë denarë, për të paguar shtesat e pagave të gjyqtarëve. Gjyqtarët e Gjykatës themelore Kavadar me të cilët bisedoi 1TV, thonë se revolta e gjyqtarëve është edhe më e madhe pasi mundësia ligjore për pagesë të shtesave të pagave për Prokurorinë publikë dhe Prokurorinë publike speciale aplikohet rregullisht.

Për këtë dje foli edhe gjyqtarja ndërkombëtare Margarita Caca Nikollovska në prezantimin e raportit monitorues mbi punën e Këshillit gjyqësor në katër muajt e fundit.

Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve Xhemali Saiti në bisedë telefonike për 1TV, thotë se ata do të presin deri të premten që çdo degë e Shoqatës së gjyqtarëve të deklarojë nëse do ta padisin shtetin për pagesë retroaktive të shtesave të pagave të gjyqtarëve.

Ndërkohë mësojmë, jo zyrtarisht, se gjyqtarët e gjykatave në Veles, Kavadar, Shtip, Prilep, Gjevgjeli sot veç më kanë ngritur padi për shkak të skadimit të afatit për parashtrim të padive për pagesën e kompensimeve për tërë vitin 2016. Njëkohësisht kërkohet edhe pagesa e kompensimeve për vitin 2017 dhe 2018.

Këtë javë kërkesë për pagesën e 35 për qind të shtesës së pagës kanë bërë edhe punonjësit e administratës gjyqësore të Gjykatës themelore Shkupi 1. Ata paralajmëruan që nëse brenda dy javësh nuk iu paguhet shtesa do të ngritën në grevë deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...