Shkup, 12 aksidente me katër persona të lënduar

Maqedonia

Shkup, 12 aksidente me katër persona të lënduar

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:52
Ilustrim

Në gjithsej 12 aksidente të cilat kanë ndodhur dje në rajonin e Qytetit të Shkupit, katër persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa tre janë me lëndime të rënda trupore, njofton Koha.

Me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar e caktuar me shenjë komunikacioni kanë lëvizur 66 shoferë. Janë përjashtuar nga komunikacioni gjashtë shoferë, të cilët kanë qenë pa patentë shoferi. Karrotreci i ka larguar 73 automjete.

Nga SPB Shkup informojnë se janë ndërmarrë masa edhe ndaj tre shoferëve të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në semafor të kuq, dy të tjerë nuk kanë poseduar pajisje dimërore, ndërsa tetë e kanë përdorur telefonin celular derisa i kanë drejtuar automjetet motorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat