Carovska: Mjetet për qytetarët janë këtu, zhdëmtimi ka filluar, në rend është Prokuroria

Maqedonia

Carovska: Mjetet për qytetarët janë këtu, zhdëmtimi ka filluar, në rend është Prokuroria

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Milla Carovska

“Puna jonë është që ta mbrojmë sistemin, ndryshimet ligjore janë bërë, mjetet financiare për qytetarët janë këtu, zhdëmtimi ka filluar, gjithçka tjetër është e Prokurorisë Themelore Publike”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska përpara promovimit të “Databazës së Ekspertëve” në lidhje me rastin e Shtyllës së Dytë të Pensionit.

Në lidhje me akuzat nga ana e BDI-së ndaj deklaratave të saj në opinion se do të padisin dhe nëse ka indikacione për funksionarët e tyre të cilët kanë qenë në atë periudhë, Carovska tha se Prokuroria ka punë që të hetojë.

“Që të mundemi të kemi shtet ligjor në Maqedoni, do të thotë që çdo organ duhet që ta kryejë punën e tij. Organin që e udhëheq unë ai zbaton politikë sociale dhe krijon politika sociale, ndërkaq ka organe kompetente dhe institucione të cilët janë për hetim, organet e përndjekjes etj., që duhet ta kryejnë punën e tyre që të mundemi të themi se punon sistemi”, tha Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat