Ministria e Bujqësisë: Ligji i ri për duhanin parasheh lehtësime për kultivuesit

Maqedonia

Ministria e Bujqësisë: Ligji i ri për duhanin parasheh lehtësime për kultivuesit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:00
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë informon se Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar propozim-ligjin për duhanin, prodhimet e duhanit dhe ka marrë vendim ta dorëzojë në Kuvend.

“Bëhet fjalë për komplet ligj të ri, me të cilin do të ngriten standardet e cilësisë së duhanit, por gjithashtu edhe të duhanprodhuesve, si faktor kyç në gjithë procesin e përpunimit të duhanit. Ligji i ri parasheh shfuqizim të listave evidentuese ose të ashtuquajturve ‘kartona të bardhë’, proces që do të fillojë të zbatohet nga viti 2020”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Ata shtojnë se me këtë ligj rregullohet prodhimi, blerja, përpunimi dhe fitimi i duhanit të përpunuar dhe të papërpunuar.

“Ligji i ri duhet të mundësojë transparencë në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjeve që publikisht duhet të shpallen deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm. Gjithashtu do të krijohet mundësi për hapjen shtesë të pikave për shit-blerje të duhanit, si dhe dobi tjera për përmirësimin e cilësive të shërbimeve për prodhuesit e duhanit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat