Boshnjakovski: Për largimin e rrethojës nuk do të shpenzohen para nga qytetarët

Maqedonia

Boshnjakovski: Për largimin e rrethojës nuk do të shpenzohen para nga qytetarët

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Mile Boshnjakovski

Për largimin e rrethojës së hekurt para Qeverisë nuk do të shpenzohet asnjë denarë nga paratë e qytetarëve. Për mënjanimin do të përdoren resurset e qeverisë, ose kapacitetet ekzistuese të shërbimeve në kudër të Qeverisë, tha sot zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski.

Rrethoja do të lihet në depo, ndërsa vendimet e mëtejme lidhur me rrethojën dhe hapësirën përreth ndërtesës së Qeverisë, do të sillen përmes një procesi inkluziv në konsultim me qytetarët. Shtyllat e betonit për momentin nuk do të largohen, pasi siç tha Boshnjakovski, “mënjanimi i tyre kushton shumë, ndërsa Qeveria nuk ka për qëllim të shpenzojë para shtesë që të korrigjojë gabimet e pushtetit të kaluar”.

“Qeveria po e përmbush premtimin. E promovonte konceptin e qeverisë së hapur. Ndërtesa e Qeverisë dhe hapësira rreth saj janë në sundim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Boshnjakovski në pres konferencën e rregullt ku bashkë me kolegun e tij Muhamet Hoxha informuan për vendimet e miratuara të seancës së djeshme qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat