Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në vizitë zyrtare në selinë e NATO-s

Maqedonia

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në vizitë zyrtare në selinë e NATO-s

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:27
Afrim Gashi

Me ftesë të sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, më 4 dhe 5 shkurt 2019, në Bruksel, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar vizitë studimore në Shtabin e NATO-s dhe Forcat e Përbashkëta të Larta të Shtabit (SHAPE).

Gjatë vizitës dyditore në selinë e NATO-s kryetari i BESËS, Afrim Gashi, ka qenë pjesëmarrës në disa seminare dhe programe për orientim të sigurisë së detajuar në proceset dhe politikat e NATO-s dhe SHAPE, përfshirë edhe marrëdhëniet të cilat Aleanca i zhvillon me partnerët e saj. Gjatë qëndrimit zyrtar në Bruksel, kryetari Gashi gjithashtu ka qenë pjesëmarrës i disa takimeve pune në selinë e NATO-s dhe në zyrat e SHAPE, ku janë këmbyer mendime për çështjet lidhur me NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet NATO-Rusi, luftën kundër luftërave hibride etj. Vlen të theksohet se, gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel, kryetari Gashi ka qenë pjesëmarrës edhe në tryezën e përbashkët me deputetët, ku u diskutua me ambasadorët-përfaqësues të përhershëm në NATO nga Sllovenia, Kroacia dhe Estonia për “Perspektivat nacionale për NATO dhe bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor”.

Delegacioni i Kuvendit Maqedonisë ka realizuar drekë-pune edhe me Ndihmës-sekretarin Gjeneral për Diplomaci Publike, Taxhan Ildem. Ndërkaq, dje kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka qenë pjesëmarrës edhe në vizitën e realizuar nga delegacioni shtetëror në zyrat e Shtabit Ushtarak të NATO-s, në Mons, ku si pjesë e delegacionit të Kuvendit ka zhvilluar takime edhe me disa oficerë të lartë, duke u njoftuar më për së afërmi për funksionimin dhe fushëveprimin e shtabit organizativ ushtarak për Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat