Qendra Klinike, punimet nisin deri në fund të vitit

Maqedonia

Qendra Klinike, punimet nisin deri në fund të vitit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Venko Filipçe

Themelet e Qendrës së re Klinike e cila me vendimin e fundit të Qeverisë do të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit, në lokacionin Vele Pole, do të vendosen deri në fund të vitit. Ndërtimi i Qendrës do të kushtojë rreth 500 milion euro ndërsa përfundimi i punimeve parashikohet të përmbyllet nga 4 deri në 5 vjet.

 U vendos që lokacioni i Qendrës Klinike të jetë në Gjorçe Petrov, para së gjithash për shkak të shpejtësisë që mund të rregullohet dokumentacioni i nevojshëm, që të fillohet me punë, dhe për shkak të çmimit. Për shkak se përqindje e madhe rreth 49% apo 50% e tokës në Zllakuqani është private dhe e ndërtuar dhe sipas vlerësimeve të para do të kushtonte diku rreth 100 milion euro, që është absolutisht e papranueshme. Për ndërtimin e Qendrës Klinike ekziston studim fizibiliteti, vlerësimi është dikur në mes 430 – 480 milion euro, ndërsa ne po kërkojmë mënyrë për kreditim për ndërtimin e Klinikës së re. – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Qendra e re Klinike pritet që në vete të përfshijë edhe Fakultetin e Mjekësisë si dhe një Qendër Hulumtimi, eventualisht edhe kampe studentore. Qendra Klinike do të shtrihet në një sipërfaqe prej 84 hektarë, ndërkaq qendra aktuale ka 24 hektarë tokë. Ky projekt gjigant Shëndetësor është promovuar për disa herë me radhë nga Qeveria e kaluar, madje është nënshkruar edhe marrëveshje mes Bankës Qendrore Evropiane dhe autoriteteve vendore, por pavarësisht kësaj, deri më tani e njëjta nuk ka gjetur zbatim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat