Talat Xhaferi flet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Talat Xhaferi flet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi thotë se të premten pritet që Parlamenti i Greqisë të ratifikojë protokollin e nënshkruar sot nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përmes së cilit mundësohet që Maqedonia të jetë shteti i 30' i anëtarësuar në aleancën më të madhe ushtarake.

Me këtë, Xhaferi thotë se po dëshmohet që Greqia po hap rrugën për Maqedoninë në NATO.

Gjatë një interviste për KosovaPress, Xhaferi ka përgëzuar qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë për këtë arritje, që ai e quajti ditë historike.

Xhaferi: Tashmë presim votimin e parlamenteve të shteteve anëtare

"Përgëzoj qytetarët, institucionet, për arritjen, e kësaj dite historike.

Në fakt tanimë është firmosur protokolli për aderim të Republikës së Maqedonisë në NATO, me këtë fillon procedura e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin tonë NATO që nënkupton procedurë në të gjitha parlamentet nacionale të vendeve anëtare të NATO-s", thotë ai.

Ai ka pranuar që ka pasur shumë sfida deri në këtë arritje.

Xhaferi: Presim mundësinë për hapjen e datës për negociatat para aderuese BE

"Kur tejkalohen gjithë ato sfida nuk mendohet më për sfidat për faktin që i kemi tejkaluar dhe nuk e llogarisim për  'sfidë'. Por kemi pasur sfida, për faktin që duhej të bëhej një veprim të cilin sdo mend që në kuptimin emocional një pjesë e qytetarëve nuk e ndjenë tamam ashtu siç parashihet rezultati që ka ajo sfidë, por mbi të gjitha ka mbizotëruar .?. te të gjithë deputetët, edhe pse nuk patëm census në referendum, mirëpo, ajo pjesë që doli në referendum në shkallë mbi 92% ishte PRO fillimeve në anëtarësim në NATO, i ndryshimeve që duhej të kryheshin dhe në afatin e paraparë me marrëveshjen me Greqinë, ne arritëm të bëjmë ndryshimet kushtetuese, të përmbushim përcaktimet fillestare të marrëveshjes me Greqinë, dhe me atë të hapim rrugë tonë drejtë NATO’s, konform kësaj edhe pritshmëritë për aderim në Unionin Evropian deri në qershor të përmbushim çështj et e tjera që kanë të bëjnë me nevojën dhe mundësinë për hapjen e datës për negociatat para aderuese në Union Evropian. Dhe me këtë rrumbullakohet një proces i tërë që është udhëhequr që 3 dekada në Republikën e Maqedonisë që të mund të jemi pjesë e institucioneve euroatlantike", thotë ai.

Kujtojmë se vendet anëtare të NATO-s, kanë nënshkruar sot, në Bruksel, protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, ditën e sotme e konsideroi historike.

Në mbledhjen e Këshillit, që zhvillua në selinë e NATO-s, mori pjesë edhe ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov.

Tani, Protokolli duhet ratifikuar nga të gjitha vendet anëtare.

E deri në ratifikimin nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit, por pa të drejtë vote, ose vendosje të flamurit. Pasi të përfundojë ratifikimi, bëhet anëtare e plotë.

Hapja e rrugës drejt anëtarësimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, u bë me zgjidhjen e ngërçit 30 vjeçar mbi emrin, me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat