Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimet e Ligjit për ndërmarrjet publike

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimet e Ligjit për ndërmarrjet publike

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:21
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në seancën e 77-të e miratoi ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërmarrjet publike në procedurë të shkurtër propozuar nga deputetët Aleksandar Kracovski, Raxhail Ismaili, Bllagojçe Trpevski dhe Jusuf Hasani.

Me këtë zgjidhje ligjore vendoset funksioni i zëvendësdrejtorit në të gjitha ndërmarrjet publike.

Në seancën e sotme në rend dite në procedurë të shkurtuar ishte dhe Porpozim-ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, propozuar nga më shumë deputetë, me të cilin kryetari i Kuvendi Xhaferi njofti se është hequr.

Deputetët më herë miratuan disa ligje në lexim të parë që janë pjesë të paketës reformatore në sektorin privat, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të gjykatave, për kundërvajtje, për Këshillin gjyqësor dhe zbatimin e sanksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat