Seanca gjyqësore për katër lëndë të Prokurorisë Speciale

Maqedonia

Seanca gjyqësore për katër lëndë të Prokurorisë Speciale

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:47
Foto

Rasti “Tortura” në të cilën të akuzuar janë Sasho Mijallkov dhe ish-shefi i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki, si dhe pesë pjesëtarë tjerë të “Alfave”, ndodhet në fazën e dëshmive.

PSP të akuzuarit i ndjek për sjellje jo njerëzore dhe dënime, gjatë arrestimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Ljube Boshkoski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Në rastin “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ata dyshohen se në mënyrë joligjore kanë blerë sisteme softverike për nevojat e kompanisë shtetërore, në vlerë prej rreth katër milionë eurove.

Ndërsa në rastin “TNT” i cili ndodhet në fazën e dëshmive, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.

Ata dyshohen nga PSP se gjatë vitit 2011 për shkak të urrejtjes politike kanë kryer vepër penale, gjatë rrënimit të kompleksit “Kosmos” të afaristit Fihat Canoski.

Kurse në rastin “Total” i dyshuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, i cili dyshohet për fshehje të tatimit.
Ai dyshohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me disa persona juridik, me qëllim që t’ju ikin pagesës së tatimeve kanë paraqitur të dhëna të rrejshme. Ata sipas PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 121 mijë euro./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat