VMRO-DPMNE: Pushteti i frikësohet ballafaqimit me qytetarët

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pushteti i frikësohet ballafaqimit me qytetarët

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:04
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se shtyrja e afateve për sjelljen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është fakt se LSDM-ja frikësohet të ballafaqohet me qytetarët.

“Pushteti e di se qytetarët nuk e mbështesin politikën e saj antishtetërore, që e gjunjëzuan vendin dhe kontribuan në shkatërrimin e ekonomisë dhe për këtë arsye u fshehën dhe u tërhoqën”.

“Ekonomia, arsimi, shëndetësia, bujqësia, sistemi i mbrojtjes sociale dhe siguria janë gjunjëzuar. Me LSDM-në në pushtet nuk mund të ketë asnjë përparim në asnjë fushë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se nuk ka asnjë arsye që të mos mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se LSDM nuk ka kapacitet për ta udhëhequr shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat