Rektori Pollozhani shkel ligjin, jo zyrtatisht edhe kryetar Senati në UNT ?!

Maqedonia

Rektori Pollozhani shkel ligjin, jo zyrtatisht edhe kryetar Senati në UNT ?!

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:49
Aziz Pollozhani

 

Universiteti Nënë Tereza (UNT) po funksionon ende pa kryetar të senatit përkundër obligimeve ligjore që dalin nga ligji për arsim të lartë.

Edhe pse janë zgjedhur anëtarët e ri të senatit për mandatin katërvjeçar dhe është zgjedhur rektori i UNTsë, megjithatë ky universitet vazhdon që të funksionojë pa kryetar senati duke e mos kompletuar kështu formimin e strukturave udhëheqëse.

Mirëpo disa burime brenda këtij universiteti thonë se rrolin dhe detyrën e kryetarit të senatit po e bënë jo zyrtarisht rektori Aziz Pollozhani, në shpërputhje me ligjin  për arsim të lartë të datës 8 maj 2018.

“Ai e udhëheq senatin në kundërshtim me ligjin për arsim të lartë...”, tha për Zhurnal.mk një burim nga UNT i cili kërkoi që të mbetet anonim.

“...është thyer ligji, sepse sipas ligjit senati duhet që të zgjedh kryetarin e senatit, por, kjo nuk ka ndodhë,” tha më tutje ky burim.

Neni 93, paragrafi 7 i ligjit thotë: ”Rektorët dhe prorektorët janë anëtar të Senatit me pozitë, pa të drejtë të marrin pjesë në vendime dhe pa të drejtë të zgjidhen për kryetar të senatit”.

Pollozhani nuk është anëtar i senatit të UNT-së e né faqen e internetit të UNT-së deri më tash nuk ka ndonjé informatë të jetë ndërmarrë ndonjë vendim nga senati për postin e kryetarit të senatit.

Neni 98  për kompetencat e rektorit thotë se ai i zbaton vendimet dhe konkludimet e senatit dhe ngritë iniciativë për thirrje të senatit (paragrafi 2 dhe 3), por nuk thotë se edhe mund t’i udhëheqë punimet e senatit, siç thonë burimet se Pollozhani po e bënë pikërisht këtë detyrë jo zyrtarisht.

Po bëhen katër ditë që nga e hëna që kur Zhurnal.mk i ka dërguar pyetje udhëheqësisë së UNT-së duke kërkuar sqarime se kush është kryetar senati dhe nëse nuk ka kryetar kur pritet që të zgjedhet ai, e kush po i udhëheqë mbledhjet e senatit ndërkohë.

Mirëpo UNT ka zgjedhur që të heshtë e nuk po përgjegjet në pyetjet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat