Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Ljubljanë u takua me liderin e Partisë Demokratike Sllovene, Janez Jansha.
Dy bashkëbiseduesit gjatë takimit më janë orientuar në temat me rëndësi rajonale dhe bilaterale.
Është diskutuar për shfrytëzimin e kapaciteteve dhe marrdhënieve të shkëlqyera mes dy partive siç thonë, parti motra.
"Gjatë takimi kam shprehur brengosje për gjendjen në Maqedoni, para se gjithash temat lidhur me mungesën e shtetit juridik dhe qeverisjen e së drejtës, mungesën e reformave strukturore në arsim dhe shëndetësi, si dhe standardin e dobët ekonomik tek qytetarët", theksoi Mickoski.
Si lider i partisë më të madhe sllovene, Janez Jansha shprehu mbështetje për VMRO-DPMNE-në dhe qëllimet strategjike të Maqedonisë.