Ministri gjerman, Rot: Zaev dhe Cipras rrezikuan shumë dhe arritën marrëveshje historike

Maqedonia

Ministri gjerman, Rot: Zaev dhe Cipras rrezikuan shumë dhe arritën marrëveshje historike

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:47
Mihael Rot

Zgjidhja e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është shembull për zgjidhje të paqshme të konfliktit mes partnerëve evropian, kështu deklaroi ministri shtetërorë i Gjermanisë për Evropë, Mihael Rot në intervistë për “Velt”.

“Kush deri tani mund të konsideronte se është e mundur marrëveshje për kontestin 27-vjeçar për emrin mes Maqedonisë, në të armen Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë? Politikanë të guximshëm, të angazhuar nga të dy palët me angazhim personal arritën diçka historike. Në ndërkohë edhe Parlamenti i Maqedonisë edhe i Greqisë e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e kontestit të emrit. Debatet që i paraprijnë votimit në Shkup dhe Athinë ishin kontroverse. Emocionet nacionale ishin të ashpra, u krijua frikë. Kryeministrat Zaev dhe Cipras rrezikuan shumë politika  dhe arritën shumë për shtetet e tyre dhe gjithë rajonin”, tha Rot.

Ai shtoi se për Shkupin edhe më tej të vazhdojë të hapërojë në rrugën e reformave të filluara dhe perspektiva e BE-së të bëhet konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat