Largimi i profesoreshës, Supremja refuzon drejtoren

Maqedonia

Largimi i profesoreshës, Supremja refuzon drejtoren

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Ramie Kurtishi

Zyrtarisht është siguruar dokumentin e Gjykatës Supreme e cila ka refuzuar kërkesën e drejtoreshës së shkollës ekonomike në Tetovë Ramie Kurtishi për ripërsëritje të lëndës për kontestin me Arjeta Veliun, e cila pavarësisht se ka vendim pune, për të pestin vit me radhë po i pamundësohet kthimi në punë. Në mënyrë administrative, lënda tani është kthyer pranë Gjykatës Themelore të Tetovës, në duar të gjykatëses së rastit, Sllavica Tohiq.

Gjykata Supreme

 “Gjykata Supreme duke shqyrtuar lëndën, ka parë se propozimi për përsëritje të lëndës është deklaruar në bazë të nenit 392, alinesë 1 pika 9 nga Ligji mbi procedurën kontestimore, po prej këtu për shkak të të njëjtës, ua kthejmë materialet e lëndës RO-211/14, ju do të vendosnit në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi procedurën kontestimore, të cilat kanë të bëjnë me përsëritjen e lëndës, në kuptim që të vlerësohen afatet kohore për propozimin e sjellë, bazën mbi të cilën është sjellë i njëjti si dhe faktet e propozuara”.

Gjykata Supreme edhe herën e parë ka vendosur në favor të Arjeta Veliut, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës e cila obligonte drejtoreshën Kurtishi që ta kthej në punë zonjën Veliu.

Vendimi i parë i Gjykatës Themelore të Tetovës

“Marrëdhënia e punës me kohë të caktuar (me kontratë) mes paditëses Arjeta Veliu nga Tetova dhe të paditurës Shkollës Ekonomike “8-Shtatori” Tetovë si punëdhënës me marrëveshje për punë numër 04-02-970/1 nga 16.10.2013 në vendin e punës profesoreshë në lëndët ekonomike, kalon në marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar (me vendim) , duke filluar nga 01.12.2013. Shkolla e paditur, OBLIGOHET që paditëses t’ia pranojë të gjitha të drejtat e marrëdhënies së punës, gjitha këto në kohë prej 8 ditës nga marrja e vendimit, nën frikën e përmbushjes së detyrueshme”.

Drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike në Tetovë Ramie Kurtishi, ditë më parë e cilësoi si të pazbatueshëm vendimin paraprak të Supremës, i cili vërtetonte aktvendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, për kthimin në punë të Arjetës. Shkolla dhe drejtoria janë dënuar dy herë për moszbatim të vendimit gjyqësorë ndërsa së fundmi edhe Prokuroria e Tetovës, ndaj drejtoreshës së shkollës ekonomike ka ngritur aktakuzë për moszbatim të vendit gjyqësorë. Alineja 2 e nenit 377 të kodit penal, me çka ndiqet Ramie Kurtishi, për moszbatim të vendimit të gjykatës parasheh dënim me para ose me tre vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat