Albanologët: Të mos politizohet Agjencia

Maqedonia

Albanologët: Të mos politizohet Agjencia

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:24
Ajten Qamili

Gara për postin e drejtorit të Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtarisht ka filluar sot me publikimin e konkursit në gazetat ditore dhe do të zgjasë deri më 13 shkurt.

Përpos kushteve që parashikohen në konkurs drejtori i ri i agjencisë duhet të jetë apolitik dhe magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, thotë albanologia Ajtene Qamili. Sipas saj, ky institucion nuk duhet politizuar, por duhet të funksionojë sipas kritereve më të larta profesionale.

Mbi të gjitha unë do të thoja se është e parapëlqyeshme që të mos jetë një figurë shahu i politikës, sepse nuk bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër kohore. 03:29 Qëllimi tani nuk është që kjo Agjenci i takon një partie apo një partie tjetër dhe të jetë patjetër cështje partiake, duhet të jetë çështje kombëtare .01:50 Natyrisht që duhet të jetë edhe vet drejtori i fushës përkatëse. Domethënë të jetë i  Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare që të mund t’i dijë problemet se ku janë”  -theksoi Ajten Qamili, Albanologe

Drejtori i Agjencisë që parashihet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve zgjidhet me mandate 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje, ndërsa puna e këtij institucioni do të financohet nga Qeveria me një buxhet vjetor prej 1.7 milion euro.  Ndër kompetencat kryesore të kësaj Agjencie do të jenë:

– mbështetjen e institucioneve në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga ky ligj, duke përfshirë përkthimin dhe korrigjimin e dokumenteve; 
– bërja e lekturimit të të gjitha akteve të publikuara në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë;
 – të nxisin dhe ndërmarrin masa për promovimin e përdorimit të gjuhës së folur nga të paktën 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë;

Institucioni tjetër i cili parashihet të themelohet, është  Inspektorati për përdorimin e gjuhëve. Për themelimin e këtij institucioni Ministria e Drejtësisë  duhet të propozojë akt të posaçëm nënligjorë.

Në përputhje me nenin 23 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të gjitha institucionet kompetente detyrohen që të  sjellin aktet nënligjore për zbatimin e ligjit, në afat një vjeçar që nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. Më tutje opinioni do të njoftohet për hapat e radhës”  – u shprehën nga – Ministria e Drejtësisë

Me ligjin e ri përdorimi i shqipes gjen avancim në institucionet gjyqësore. Në dy gjuhë jepen edhe dokumentet personale, por me kërkesë të poseduesit të saj. Në dy gjuhë publikohen edhe mbishkrimet e institucioneve në nivel qendror dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja. Dygjuhësia përdoret edhe në uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe punonjësve shëndetësor, në komunat ku mbi 20 për qind e popullatës flasin gjuhën shqipe, ku përfshihet edhe Qyteti i Shkupit. Bankënotat dhe pullat postare nuk do të jenë në dy gjuhë, por ato duhet të përmbajnë simbole që paraqesin trashëgiminë kulturore të bashkësive etnike që flasin së paku 20 për qind gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat