Riaktivizohet revista shkencoro-profesionale e MPB-së “Siguria” - Bota Sot
Riaktivizohet revista shkencoro-profesionale e MPB-së “Siguria”

Maqedonia

Riaktivizohet revista shkencoro-profesionale e MPB-së “Siguria”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:29
Revista shkencoro-profesionale e MPB-së “Siguria”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot e mbajti takimin e parë me këshillin redaktues ndërkombëtar me profesorë eminentë nga më shumë institucione të larta arsimore, në mesin e të cilëve edhe profesorë nga Fakulteti i Sigurisë në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, të kryesuar nga dekani prof.dr. Nikolla Dujovski, lidhur me nismën për ripërtëritjen e revistës profesionalo-shkencore të Ministrisë së Punëve të Brendshme – “Siguria”, që paraprakisht në vazhdimësi dilte prej vitit 1960 deri në vitin 1998.

Sipas Spasovskit, riaktivizimi i revistës shkencoro-profesionale do të jetë në dobi si për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ashtu edhe për pjesën e bashkësisë akademike e cila merret me sferën e sigurisë por edhe për opinionin më të gjerë.

“Më pas, veçanërisht e rëndësishme është që ideja jo vetëm se synon ripërtëritjen e revistës si produkt publicistik, por edhe etablimin e saj ndërkombëtar si revistë shkencoro-profesionale që do të ofrojë mundësi për plasimin e punimeve cilësore, vendore dhe të huaja dhe temave nga sfera e sigurisë. Intenca është të formohet, midis tjerash edhe këshill ndërkombëtar programues i përbërë prej punonjësve shkencorë prej së paku tre vendeve, me çka do të mundësohet indeksimi i publikimit në të paktën një bazë elektronike të revistave me punime në dispozicion në internet si Ebsco, Web of Science apo SCImago Journal Rank. Njëherësh publikimi i cili do të botohej dy herë në vit do të botohej edhe në gjuhë angleze, sqarojnë në kumtesën e sotme të MPB-së.

Në takim janë saktësuar afatet për përgatitjet teknike të revistës numri i ri i së cilës planifikohet të dalë deri në fund të qershorit të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...