ATO, konkurs për dy ekspertë të komisionit parlamentar

Maqedonia

ATO, konkurs për dy ekspertë të komisionit parlamentar

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:42
Ilustrim

Kuvendi do të hapë konkurs për angazhimin e dy ekspertëve për konsultime, në shërbim të Komisionit për monitorimin e punës së ATO-së gjatë ndjekjes së telekomunikimeve. Kandidatët do të duhet të jenë nga fusha e teknologjisë së informimit kurse të përzgjedhurit do të pajisen me cetrifikatë sigurie meqë do të kenë punë me informata të klasifikuara. Janë zgjidhur edhe mos-marrëveshjet nga boshllëku ligjor se kush do të duhet t’i paguajë ekspertët, meqë do të bëhen ndërhyrje në Rregulloren e punës së Komisionit.

Ekspertët kur të përzgjidhen dhe të selektohen me ndihmën e institucioneve të pushtetit, do të nënshkruajnë marrëveshje me Kuvendin për shërbime konsultuese për një vit me mundësi vazhdimi në kohëzgjatje sa mandati i përbërjes aktuale të parlamentit. Komisioni i ardhshëm me përbërje tjetër do të duhet të fillojë nga e para procedurën për angazhimin e ekspertëve.” – theksoi Emil Dimitriev, kryetar i Komisionit për monitorimin e punës së ATO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat