Presidencialet, koordinohen partnerët e koalicionit

Maqedonia

Presidencialet, koordinohen partnerët e koalicionit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:49
Ilustrim

Ndërsa liderët e koalicionit qeveritar dallojnë në qëndrime për kandidatin për president, bashkëpartiakët e tyre mbajnë shpresa për kandidat të përbashkët mes LSDM-së dhe BDI-së. Ali Ahmeti ditë më parë deklaroi se nuk është as vazal dhe as bisht i LSDM-së, por sot deputeti Xhevat Ademi është shprehur optimist se partnerët e koalicionit do të pajtohen për një kandidat të përbashkët.

LSDM-ja nuk ka përcakuar kandidaturë. Ata i ndjekin procedurat e veta partiake ashtu siç i ndjek BDI-ja. Ashtu siç BDI është larg nga emri i kandidatit për president, ashtu edhe LSDM-ja është larg nga kandidatura. Unë shpreh një mendim personal, kam informacion, bindje dhe shpresë se shumica parlamentare në emër të filozofisë së re që po ndërtohet në Maqedoni, në zgjedhjet e paralajmëruara presidenciale, të bëj çmos që të dalë me kandidat të dakordësuar”- theksoi Xhevat Ademi, Deputet i BDI-së.

Qendrimet i kanë zbutur edhe socialdemokratët. Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska beson se LSDM dhe BDI do të gjejnë zgjidhje të përbashkët mbi kandidatin për president të shtetit.

 Unë besoj se koalicionet janë partneritet. Kjo do të thotë se askush nuk duhet të besoj sy mbyllur. Jo vetëm me partnerët e koalicionit qeveritarë, por edhe me partnerët e koalicionit parazgjedhorë neve do të bisedojmë. Nuk besojmë në bishta. Besojmë se parteritetet janë për t’u dëgjuar, biseduar dhe gjetur zgjidhjen e përbashkët jo për Qeverinë por për Maqedoninë”- pohoi Radmilla Shekerinska, Zëvendëskryetare e LSDM-së.

Partitë tjera shqiptare akoma janë duke biseduar. Aleanca për Shqiptarët është duke shqyrtuar të gjitha opsionet.

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit insiston për kandidat të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët. Besa e Afrim Gashit akoma nuk ka ndërtuar qëndrim, ndërsa PDSH-ja është deklaruar se do të mbështet kandidatin e pushtetit. Fushata më serioze duket në radhët e VMRO-së. Nëntë kandidatët e kësaj partie për president kanë filluar shpalosjen e programeve para qytetarëve, ndërsa deputeti Vllato Gjorçev i cili gjithashtu ka pretendime për të parin e shtetit ka filluar takimet me trupin diplomatik ndërkombëtar. Nga ana tjetër, lideri i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram ka nisur fushatën me produkte propagandistike. Nesër, kreu i Kuvendit pritet t’i shpall zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 21 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat