Shekerinska në Tetovë: ARM, një nga argumentet e anëtarësimit në NATO

Maqedonia

Shekerinska në Tetovë: ARM, një nga argumentet e anëtarësimit në NATO

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:53
Radmilla Shekerinska

Një ditë pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka vizituar kazermën e ARM-së në Tetovë.

Ajo me këtë rast citoi sekretarin gjeneral të NATO-s, Jen Stoltenberg se ARM-ja është një nga argumentet e mëdha për anëtarësimin e vendit në Aleancën veriatlantike dhe se pjesëmarrja e pjesëtarëve të ARM-së në misionet e deritanishme të NATO-s ka dëshmuar se e meritojmë vendin në aleancë, transmeton Botasot,info

“Ia dolëm të arrijmë deri te Protokolli për anëtarësim në NATO, ia dolëm që t’i zgjidhim problemet kyçe. Unë pres që javën e ardhshme të jem ministri i parë nga vendi që do të merr pjesë së bashku me të gjithë ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s në një takim ministror”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ministrja Shekerinska njëherit theksoi se ky do të jetë vit i përkushtimit në modernizimin e Armatës, duke vënë theksin edhe te përgatitja fizike e pjesëtarëve të Armatës, për çka do të sigurohen edhe pajisje sportive, në vlerë prej rreth 12 milion denarësh./Botasot,info/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat