Qeveria: Për materialet e papërpunuara do të rritet tarifa e koncesioneve

Maqedonia

Qeveria: Për materialet e papërpunuara do të rritet tarifa e koncesioneve

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:05
Kreshnik Bekteshi

Tarifa e re do të aplikohet nga viti 2020, ndërsa propozohet nga dy për qind në 3.5% të të ardhurave vjetore të koncesionarit për materiale metalike.  

“Vitet e kaluara të ardhurat në buxhetet e komunave, por njëkohësisht edhe në buxhetin qendror janë diku prej 8 milion deri në 10 milion euro dhe me propozimet e reja ne presim që këto të ardhura të rriten në buxhetet e komunave, por edhe në buxhetin qendror të qeverisë diku me rreth 8 milion euro në vit, mjete të cilat unë shpresoj që të gjitha komunat të cilat përfitojnë nga pagesat e koncesioneve do t’i shfrytëzojnë në të mirën e qytetarëve”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Koncesionerët janë për rritje të koncesioneve, por jo aq sa parashikon qeveria. Shoqata e minierave përqindjen e propozuar prej 3.5% nga Ministria e Ekonomisë e vlerësojnë si të lartë.                                             

“Mendoj se është në nivel të mirë koncesioni të cilin e paguajmë tani, kurse masa e propozuar është e lartë, edhe pse në parim ne pranojmë rritje të koncesioneve. Ne dëshirojmë të paguajmë një pjesë fikse për koncesion dhe një variabël në varësi të fitimit. Ne do të përpiqemi të kemi një lloj artikulli të garantuar për shtetin që siguron ekzistencën e institucioneve shtetërore dhe pjesa tjetër të jetë e ndryshueshme varësisht se kush e shfrytëzon atë”,- tha kryetari i Shoqatës së minierave, Nikollajço Nikollov, transmeton Botasot,info             

Me rritjen e çmimit të koncesioneve për materiale të papërpunuara metalike dhe jometalike të cilat nuk janë ndryshuar që nga viti 2007, qeveria vlerëson se do të rritet buxheti në komuna që përfitojnë nga koncesionet për 8 milion euro. Këto mjete do të shfrytëzoheshin për përmirësimin e ambientit jetësor, shëndetësi dhe arsim./Botasot,info/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat