Qeveria kalon një zëri pikën për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti

Maqedonia

Qeveria kalon një zëri pikën për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:30
Foto

Pavarësisht se me herët qendra për zbatimin e sanksioneve kishte hamendësuar qeverinë lidhur me numrin e ditëve të vuajtura për çdo të burgosur avokati i shtetit ka mbrojtur këtë pikë duke ofruar të dhëna të sakta lidhur me ditët në paraburgim, në arrest shtëpia dhe në burg për secilin prej të dënuarve.

Avokati i shtetit Fehim Stafa ka konstatuar se është në favor të shtetit të pastrojë dëmet e tij veçanërisht për një rast kaq të ndjeshëm.

Më herët, qendra për zbatimin e sanksioneve kishte ofruar shifra të gabuara dhe nëse kjo pikë do të pengohej me qeveri, atëherë fati i saj do mbetej pas zgjedhjeve presidenciale.

Sipas pajtimit të arritur për çdo ditë të vuajtur në burg, arrest shtëpia dhe paraburgim të dënuarit në mënyrë të pafajshme do të marrin nga 5500 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat