Konevski: Nëse VMRO-DPMNE humb zgjedhjet, Mickoski duhet të largohet

Maqedonia

Konevski: Nëse VMRO-DPMNE humb zgjedhjet, Mickoski duhet të largohet

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:46
Ivica Konevski

Ish-kryetari i Komunës së Aerodromit dhe anëtari i VMRO-DPMNE, Ivica Konevski tha se fitorja në zgjedhjet presidenciale të kandidatit të tyre varet nga ajo se sa lideri Hristijan Mickoski, do të përpiqet që të bashkojë anëtarësinë.

Në intervistë për “Makfax” Konevski tha se nëse VMRO i humb zgjedhjet, përgjegjësinë duhet ta mbaj Mickoski dhe të largohet nga funksioni dhe të zgjidhet një lider i ri, që sipas tij, do t’i përfaqësoj të gjitha krahët e kësaj partie. “Ka shumë persona cilësor të cilët me vite janë anëtarë dhe kanë investuar në zhvillimin e saj, ndërsa nuk janë pjesë të partisë, si rezultat i asaj përçarje. Partia ka gjasa, veçanërisht në rrethana të këtilla ku kemi pushtet e cila nuk po jep rezultate. Por, nëse rezultati i zgjedhjeve është negativ, Mickoski duhet ta lëshoj vendin e liderit. Lideri i ri duhet të zgjidhet në një kongres demokratik, ku do të paraqiten pesë kandidatë. Kështu anëtarësisë do t’i jepet mundësi që t’ia jep besimin më të mirit”, tha Konevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat