Propozim lista për anëtarë të ri të antikorrupsionit para Komisionit për zgjedhje dhe emërime

Maqedonia

Propozim lista për anëtarë të ri të antikorrupsionit para Komisionit për zgjedhje dhe emërime

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:05
Ilustrim

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në seancë duhet të debatojë për konfirmimin e Propozim listës për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisioni shtetëror të parandalimin e korrupsionit.

Propozim-lista është me emrat dhe pikët për 56 kandidatë të cilët u intervistuan gjatë ditëve të kaluara nga Komisionit për përzgjedhje prej gjithsej 57 kandidatëve të paraqitur në shpalljen publike. Secili kandidat mund të marrë maksimum 100 pikë. Përvoja dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit sjellin maksimum 40 pikë, ndërsa 60 pikë kandidatët mund të marrin në bazë të asaj si janë treguar në intervistë.

Në vendin e parë me 100 pikë është kandidati Vladimir Keorgiev, e dyta me 98,17 pikë është Sofka Pejovska Dojçinovska, e treta në listë është Katica Nikollovska me 94,67 pikë, pas asaj është Nurio Bajrami me 93,57 pikë, e pesta është Biljana Ivanovska me 92,14 pikë, pas së cilës vijojnë Goran Tërpenovski me 89,29 pikë, Shemsi Sallai me 89,17, Vladimir Klekovski dhe Rahmin Miuarahi me 77,86, Eluard Murtezani me 73,57…

Pas votimit në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërime, përbërja e re e Komisionit të Antikorrupsionit duhet të miratohen në seancë plenare.

Konform ingerencave të reja, Komisioni për Antikorrupsion i cili duhet të zgjidhet do të duhet ta vëzhgojë edhe procesin zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat