VMRO-DPMNE: Borxhi publik ka arritur mbi 5.2 miliardë euro

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Borxhi publik ka arritur mbi 5.2 miliardë euro

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:05
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se qytetarët janë në pritje që LSDM-ja të marrë guximin dhe të dalë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata thonë se askush nuk mund të injorojë zgjedhjet parlamentare dhe se është koha që LSDM të largohet.

“Qeveria e cila për vetëm një vit e ka futur shtetin në borxh dhe gjeneratat e ardhshme për 450 milionë euro, e as nuk ka realizuar asnjë investim kapital, nuk mund ta udhëheq Maqedonin. LSDM vetëm për një vit, e ka rritur borxhin publik për mbi 5.2 miliardë euro, para që do të duhet t’i kthejnë gjeneratat e ardhshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se pushteti duhet të përgjigjet se për çfarë harxhohen këto para.

“LSDM-ja ka shkaktuar dëme të mëdha dhe për këtë janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale”, shtojnë nga opozita maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat