Vendi në NATO e garanton sigurinë dhe sjell investime, rritje ekonomike dhe më shumë para tek qytetarët

Maqedonia

Vendi në NATO e garanton sigurinë dhe sjell investime, rritje ekonomike dhe më shumë para tek qytetarët

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Ilustrim

Me nënshkrimin e Protokollit për pjesëmarrje të Maqedonisë në NATO, shteti jonë përfundimisht e merr vendin në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.

Ky është realizim i interesave kryesore shtetërore dhe nacionale. Është garantuar siguria, janë mbrojtur kufijtë.

Por përveç aspektit të sigurisë, hyrja në NATO pozitivisht do të ndikojë edhe ndaj ekonomisë. Kjo është mundësi për investime të reja, vende të reja të punës dhe rritje të konkurrencës në ekonominë e Maqedonisë.

Përparimi i Maqedonisë në procesin integrues dhe suksesi i politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM tashmë po jep rezultate.

Të dhënat e fundit nga Enti shtetëror për statistika tregojnë rritje të eksportit për vitin 2018 prej 21,8 për qind në krahasim me vitin 2017.

Të dhënat për shkëmbimin tregtar, tregojnë se pas Gjermanisë, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Greqinë fqinje që nënkupton se zgjidhja e kontestit 27 vjeçar pozitivisht ndikon dhe e avancon bashkëpunimin ekonomik në mes dy shteteve.

Pagat rriten, rriten investimet dhe prodhimtaria industriale, ndërsa papunësia ulet.

Pas hyrjes në NATO dhe afrimit të integrimit në BE, këto parametra edhe më shumë do të intensifikohen, që nënkupton ekonomi më të fuqishme, më shumë para dhe standard jete më të lartë për të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat