Caktohet përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion

Maqedonia

Caktohet përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:18
Ilustrim

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme njëzëri ka përcaktuar propozim listën për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për pengimin e korrupsionit.

Vlladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Biljana Ivanovska, Goran Tërpenovski, Shemshi Sallai janë kandidatët për përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion.

Për kryetare të Komisionit është propozuar Biljana Ivanovska që siç ka shpjeguar kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski, “ka qenë më mirë e ranguar nga kandidatët që kanë konkurruar në vendin e kryetarit”.

Të tjerët ka thënë Dimovski që janë më mirë të ranguar, kanë konkurruar vetëm për anëtarë të Komisionit.

Deputeti Muhamed Zeqiri i cili ka qenë anëtar i Komisionit që ka kryer selektimin ka thënë se është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme e personave të paraqitur, edhe atë siç potencoi “në mënyrë dhe procedurë transparente”.

Gjatë zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për pengimin e korrupsionit është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i përfaqësimit të barabartë gjinor.

Selektimi dhe intervistimi i kandidatëve është bërë pardje, ndërsa rangimi sipas pikëve gjatë ditës së djeshme.

Janë paraqitur 57 kandidatë, ku secili prej tyre ka mundur të fitojë 100 pikët e mundshme. Përvoja dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit ka sjell maksimum 40 pikë, ndërsa 60 kandidatë kanë pasur rastin të marrin pikët në bazë të asaj si janë dëshmuar gjatë intervistës.

Konform autorizimeve të reja të Komisionit, ajo mund të ndjek edhe procesin vijues zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat