A po rrezikohet “martesa” mes BDI-së e LSDM-së !? - Bota Sot
A po rrezikohet “martesa” mes BDI-së e LSDM-së !?

Maqedonia

A po rrezikohet “martesa” mes BDI-së e LSDM-së !?

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:19
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Ndonëse kanë vendosur të qeverisin së bashku, BDI dhe LSDM nga distanca janë duke thumbuar njëri tjetrin me deklarata për zhvillimet politike në vend.

Lojën e filloi LSDM-ja e cila akuzoi partinë e Ahmetit se po mundohet të përfitoj politikisht nga Ligji për Gjuhët. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ky ligj është meritë e të gjitha partive politike të cilat e votuar.

Reagime pati edhe nga eksponentë më të vegjël të dy partive politike, por e gjithë kjo nuk përfundoi me kaq, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Reçica lëshoi një “bombë”, duke paralajmëruar se do të garojnë me kandidatë të tyre në zgjedhjet presidenciale.

Ahmeti e thumboi Zaevin se nuk shkon në dasmë i pa ftuar, duke vënë në pykëpyetje “martësën” e tyre për Qeverinë.

Por, prapa kuintave edhe LSDM-ja ka lëshuar kërcënime se BDI-në mund ta largojë nga qeveria, duke e zëvendësuar me Selën, Kasamin si dhe 8 deputetët të cilët kanë braktisur VMRO-në.

Pas këtyre zhvillimeve duke se janë ulur gjakrat, Zaev ka lënë mundësinë që së bashku me Ahmeti këtyre ditëve ta zgjedhin një kandidat konsensual për zgjedhjet presidenciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...