BPM me “denarizim” do të luftojë kundër “euroizimit” të Maqedonisë

Maqedonia

BPM me “denarizim” do të luftojë kundër “euroizimit” të Maqedonisë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:49
Ilustrim

Qeveria dhe Banka Popullore kanë përgatitur Strategji për denarizim të Maqedonisë, në të cilën janë përcaktuar masat për zvogëlimin e euroizimit të vendit. Strategjia thotë se mbajtja e nivele të larta të euroizimit, si fenomen tipik i ekonomive në tranzicion dhe vendet në zhvillim, është karakteristikë afatgjate e ekonomisë së Maqedonisë, shkruan Meta.mk

“Duke njohur efektet negative të euroizimit dhe rreziqet që lidhen me të, Banka Popullore dhe Ministria e financave rregullisht po ndërmarrin masa për denarizim të ekonomisë si dhe për të zvogëluar prirjen për të poseduar valutë të huaj. Analizat tregojnë se masat ekzistuese kanë pasur ndikim, siç shihet nëpërmjet zbutjes graduale të normës së euroizimit. Megjithatë, kriza e fundit politike ka treguar se ndjeshmëria ndaj goditjeve është e lartë, kështu që ekonomia bëhet e lëndueshme. Me miratimin e kësaj strategjie vërtetohen angazhimet për forcimin e mëtejshëm të besimit dhe të përhapjes së përdorimit të monedhës vendase, që do të kontribuojë në uljen e shkallës së euroizimit si faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë së ekonomisë dhe sektorit të shëndetshëm bankar”, thuhet në strategji.

Aty shpjegohet se euroizimi në Maqedoni daton që nga pavarësia monetare, ndërsa gjatë viteve është shfaqur në forma të ndryshme, si: transaksione (kur monedha e huaj përdoret si mjet shkëmbimi në transaksionet e brendshme), reale (kur valuta e huaj përdoret si mjet për vlerësim të mallrave dhe shërbimeve) dhe financiare (kur monedha e huaj e ka rolin e mjeteve të kursimit).

“Euroizimi i transaksionit ndërlidhet me ekzistencën e ekonomisë informale, ose me realizim të pagesave të paregjistruara në euro (për mallra dhe shërbime), e për këtë si fakt mund të shërbejë niveli i lartë të transfereve private, përkatësisht hyrjet në transaksionet e këmbimit, të cilat mbase rrjedhin prej këtyre transaksioneve. Ndërsa euroizimi real, ndërlidhet me prirjen për të shfaqur vlerat e mallrave dhe shërbimeve në valutë të huaj (pasuri të patundshme, automjete, aranzhime turistike, kredi etj)”, thuhet në strategji.

Këto dy lloje të euroizimit vështirë mund të maten. Nga ana tjetër, për euroizimin  financiar ekziston tregues përkatës për vlerësimin e tij, përkatësisht pjesëmarrja e depozitave dhe kredive me komponentë valutore në depozitat dhe kreditë e përgjithshme në sektorin jofinanciar private.

Kështu, nëse matet sipas treguesve të euroizimit financiar, ekonomia maqedonase hyn në grupin e ekonomive me euroizim të lartë. Për periudhën dhjetor 2001 – dhjetor 2016 pjesëmarrja e depozitave me komponentë valutore në depozitat e përgjithshme të sektorit jofinanciar privat përbënin mesatarisht 52.9 përqind, ndërsa kreditë me komponentë valutore përbënin rreth 50 përqind, mesatarisht, të portofolit të përgjithshëm të kredive të sektorit privat.

Strategjia, ndër masat për ulje të euroizimit të lartë, parasheh politika të koordinuara monetare dhe fiskale që synojnë arritjen e pozicionit stabil ekstern dhe mirëmbajtje të mëtejshme të rezervave valutore në nivel të përshtatshëm, strategji monetare të targetimit të kursit valutor të denarit në relacion me euron, diferencim të normave të rezervave të detyrueshme valutore, përdorimi aktiv të masave makroprudente për të rregulluar miratimin e kredive për konsumatorë, me komponentë valutore për persona fizikë dhe edukim financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat