Raufi: Të gjykuarit në rastin “Sopoti” të cilët ishin në arrati nuk do të marrin dëmshpërblim

Maqedonia

Raufi: Të gjykuarit në rastin “Sopoti” të cilët ishin në arrati nuk do të marrin dëmshpërblim

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Vetëm gjashtë persona nga 11 gjithsej të gjykuar në rastin “Sopoti” do të marrin dëmshpërblim nga shteti dhe atë nga 5.500 denarë për çdo ditë të kaluar në burg. Pesë të gjykuarit tjerë nuk do të marrin dëmshpërblim, thotë avokati Naser Raufi.

Bëhet fjalë për katër personat që ishin në arrati, dhe Samet Limani i cili vdiq në vitin 2013.

Avokati Naser Raufi, i cili është përfaqësuesi ligjor i pesë të akuzuarve, tha se atyre nuk u takon dëmshpërblimi për shkak se nuk kanë vuajtur dënimin me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat