Zeqiri: Fituam trup profesional dhe të pavarur në luftën kundër korrupsionit

Maqedonia

Zeqiri: Fituam trup profesional dhe të pavarur në luftën kundër korrupsionit

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:24
Zeqiri

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së sot njoftoi qytetarët e Republikës së Maqedonisë për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Kemi fituar një trup profesional, plotësisht të pavarur dhe të fuqizuar për luftën kundër korrupsionin. Përzgjedhja e kandidatëve është bërë përmes një procesi më transparent deri më tani. Në procesin e përzgjedhjes, përveç kushteve për ekspertizë, përvojë dhe absolutisht asnjë lidhje me partitë politike, kandidatët u përzgjodhën përmes intervistave publike, ku përveç komisionit përzgjedhës morën pjesë edhe ekspertë, gazetarë, përfaqësues të sektorit të organizatave joqeveritare”, tha Zeqiri.

Ligji i ri kundër Korrupsionit, tha ai, parashikon kompetenca të zgjeruara të Komisionit kundër korrupsionit, si dhe mekanizma të fuqizuar që do t’u mundësojnë atyre të punojnë në mënyrë më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat