Taseva: Përzgjedhja e anëtarëve të antikorrupsionit u bë në mënyrë transparente

Maqedonia

Taseva: Përzgjedhja e anëtarëve të antikorrupsionit u bë në mënyrë transparente

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:54
Sllagjana Taseva

Kryetarja e Transparency International, Sllagjana Taseva tha se anëtarët e rinj të antikorrupsionit janë zgjedhur me procedurë transparente.

“E keni marrë besimin me një procedurë transparente dhe të hapur, në të cilën është kryer verifikimi i pjesshëm për të kontrolluar integritetin tuaj. Tani keni mbështetjen tonë për njohuritë tuaja, përvojën dhe integritetin ta vendosni në funksion të ballafaqimit me problemin e madh të korrupsionit. Mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë gjithmonë do ta keni në dispozicion”, tha Taseva.

Ajo gjithashtu tha se Kuvendi i Maqedonisë tregoi gatishmëri për të pranuar sfidën dhe për të siguruar procedurë për përzgjedhjen në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ndërsa në intervistë morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat