Greqia miraton protokollin për Maqedoninë në NATO, Zeav e quan shtet mik

Maqedonia

Greqia miraton protokollin për Maqedoninë në NATO, Zeav e quan shtet mik

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:23
Zoran Zaev

“Miku ynë, Republika e Greqisë është vendi i parë që miratoi Protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Shkojmë drejt suksesit të garantuar. Është më lehtë me aleatë, me krenari themi se ne jemi NATO!”, shkruan Zaev.

Ndryshe, Parlamenti grek sonte me 153 vota “për”, 140 “kundër” dhe një të përmbajtur , miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.Pas miratimit në Parlament, Greqia do të duhet të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.Me këtë hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës dhe  fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas Greqisë gjithashtu duhet që edhe 28 vendet tjera anëtare të NATO-s ta miratojnë Protokollin, në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat