Presidenti Ivanov u takua me presidentin turk Erdogan

Maqedonia

Presidenti Ivanov u takua me presidentin turk Erdogan

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:14
Gjorge Ivanov dhe Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dje pasdite në Stambull është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në takim, të dy kryetarët shprehën kënaqësi për nivelin e lartë të marrëdhënieve të përgjithshme politike dhe bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.

“Në bisedë Ivanov dhe Erdogan kanë këmbyer mendime për ndodhitë politike në dy vendet, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni dhe Zgjedhjet lokale në Turqi. Presidenti Ivnaov i ka shprehur ngushëllime Erdoganit në lidhje me fatkeqësinë në Stamboll ku gjatë rrënimit të një ndërtese kanë humbur jetën disa persona”, thuhet në kumtesën e Presidencës së Maqedonisë.

Në takim të dy presidentët kanë këmbyer mendime edhe për ndodhitë aktuale dhe sfidat me të cilat përballet rajoni dhe Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat