Secilën ditë raste të reja të pacientëve të sëmurë me fruth

Maqedonia

Secilën ditë raste të reja të pacientëve të sëmurë me fruth

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se “vaksinimi po zhvillohet me dinamikë të mirë. Rreth 50% e numrit total të fëmijëve të pavaksinuar tashmë janë vaksinuar. Ende vazhdon ai trend te prindërit për t’i vaksinuar fëmijët e tyre, që është për përshëndetje”.

Për fat të keq, siç tha ai, secilën ditë ka raste të reja të pacientëve me fruth që pranohen në Klinikën për sëmundje infektive.

“Nga katër-pesë deri dhjetë pacientë në ditë kontrollohen. Ata që janë me formë më të lehtë shkojnë në mjekin shtëpiak, të tjerët hospitalizohen. Numri i përgjithshëm që shërohen në Klinikën për sëmundje infektive është 30. Fëmijët kanë formë më të rëndë, komplikime, që seriozisht ka ndezje te mushkëritë e mardha, janë ende në gjendje të rëndë por stabile”, tha Filipçe.

Sipas ministrit të shëndetësisë, e gjithë kjo me të cilën ballfaqohemi është rezultat i uljes së imunitetit kolektiv që ndodh nga viti 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat