Ruçi: Të enjten mund të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO - Bota Sot
Ruçi: Të enjten mund të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Ruçi: Të enjten mund të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:03
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi në takim me ambasadorin e Maqedonisë Danço Markovski tha se ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të bëhet së shpejti.

“Data e mundshme për ratifikimin është seanca e ardhshme, 14 shkurti i këtij viti”, ka thënë Ruçi duke shtuar se Qeveria e Shqipërisë tashmë e ka miratuar këtë vendim.

Siç thuhet në njoftimin e web-faqes së Kuvendit, temë e takimit ka qenë ratifikimi i protokollit nga ana e vendeve anëtare, si dhe marrëdhëniet e mira miqësore i marrëdhënieve bilaterale dhe përparimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ruçi gjithashtu ka theksuar se të gjitha grupet politike në Kuvend kanë vullnet politik për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO ndërsa ambasadori Markovski ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...