Simovski: Politika, larg duart nga regjistrimi

Maqedonia

Simovski: Politika, larg duart nga regjistrimi

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:06
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski, në një intervistë për Alsat beson se regjistrimi i popullsisë i paraparë për vitin 2020 do të kalojë pa ndikime politike. Ai thotë se kjo është edhe njëra ndër arsyet pse kërkon që në regjistrim të mos ekzistojë grafa për përkatësinë etnike të qytetarëve.

Z.Simovski, në rrjedhë janë përgatitjet për regjistrimin i paraparë për vitin 2020. A do të ketë përfundimisht regjistrim të popullsisë në Maqedoni dhe atë pa ndikim politik?

Regjistrim në Maqedoni patjetër të ketë. Nuk bëhet fjalë as për vullnetin tonë e as për diç tjetër, por është nevojë nga këto të dhëna, dhe duhet ta sigurojmë atë. Por, ajo që ishte problem për regjistrimin e fundit, ishte pikërisht ai ndikim politik, që e përmendët dhe të gjitha aktivitetet tona për këtë regjistrim kryesisht janë orientuar të shmanget çfarëdo mundësie nga ndikimi politik. Regjistrimi është operacion statistikor dhe patjetër të mbetet si i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat