Zaev merr pjesë në hapjen e lojërave rinore olimpike evropiane - Bota Sot
Zaev merr pjesë në hapjen e lojërave rinore olimpike evropiane

Maqedonia

Zaev merr pjesë në hapjen e lojërave rinore olimpike evropiane

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:45
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sonte do të marrë pjesë në hapjen e lojërave rinore olimpike evropiane, që prej sot e deri më 16 shkurt do të mbahen në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë.

Maqedonia në festivalin olimpik evropian për të rinj (EIOF) do të ketë dy përfaqësues, Nikolla Petkovski dhe Anamaria Zafirovska. Dy përfaqësuesit e Maqedonisë do të garojnë në kros-kantri disiplinor ku Nikolla Petkovski merr pjesë i pari më 11 shkurt, në garën në dhjetë kilometra, ndërsa Anamaria Zafirovska një ditë më vonë do të marrë pjesë garën në pesë kilometra.

Në Festivalin olimpik evropian për të rinj, në të cilin marrin pjesë sportistë nga 14 deri në 18 vjet, do të ketë 911 garues nga 50 vende të botës.

EIOF në Sarajevë mbahet në periudhën kur qyteti e feston 35 vjetorin e organizimit të lojërave olimpike dimërore në vitin 1984.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...