Simovski: Regjistrimi i popullsisë dnë etnike për të mos pasur ndikime politike

Maqedonia

Simovski: Regjistrimi i popullsisë dnë etnike për të mos pasur ndikime politike

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 19:21
Apostol Simovski

Ai thotë se në regjistrimin e fundit ka pasur ndikim politik dhe për këtë shkak ka dështuar ndërsa tani të gjitha aktivitet do të orientohen për të mos ketë ndikime të mundshme politike. Regjistrimi, sipas Simovskit, është operacion statistikor që duhet të mbetet si i tillë.

“Mos përfshirja e përkatësisë etnike në regjistrim është propozimi ynë. Ne vlerësojmë se në këtë mënyrë do ta heqim regjistrimin nga interesi politik”, thotë Simovski.

Në nga pengesat, krahas përkatësisë etnike, në vitin 2011 ka qenë edhe evidentimi i diasporës.

“Ishte pengesa kryesore edhe në vitin 2002 dhe 2011, sepse me atë ligj nuk u mundësua të përfshihen me regjistrim edhe personat që mungojnë në vend më gjatë se 1 vit. Këtë herë edhe këta persona do të përfshihen në regjistrim, pra do të regjistrohen, me atë që do të japim më shumë mundësi për regjistrimin e tyre”, shtoi ai./Telegrafi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat