OBRM-PDUKM: Zgjedhjet parlamentare dhe qeveria teknike do të pengojnë falsifikimin zgjedhor

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zgjedhjet parlamentare dhe qeveria teknike do të pengojnë falsifikimin zgjedhor

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 09:46
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev nuk e ka mbështetjen e qytetarëve dhe duhet të largohet.

Ata thonë se nëse mbahen së bashku zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale dhe formohet qeveri teknike, pushteti nuk do të ketë mundësi të vjedh votat.

“Arsyeja kyçe e pushtetit është se zgjedhjet parlamentare në këtë pranverë do të pengonin procesin reformues që shtetin është duke e shtyrë në rrugën drejt BE-së. Nuk është proces reformues politika ‘një euro për Zaevin, një euro për Vicen’. Nuk është reformë vjedhja e parave të qytetarëve dhe shkatërrimi i shëndetësisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se zgjedhjet parlamentare dhe qeveria teknike do ta pengojë LSDM-në nga falsifikimi i zgjedhjeve presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat