MASH: Arjeta Veliu të kthehet në vendin e punës

Maqedonia

MASH: Arjeta Veliu të kthehet në vendin e punës

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Arjeta Veliu

Arjeta Veliu, që padrejtësisht u largua nga puna para pesë vitesh, pritet që së shpejti të kthehet në punë. Alsat mëson se drejtoresha e Shkollës Ekonomike të Tetovës Ramie Kurtishi, brenda javës ka pasur dy takime me Ministrin e Arsimit Arbër Ademi, nga i cili është urdhëruar që të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme dhe ta kthejë Arjetën në punë. Në të kundërtën, përmes një dokumenti Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ia ka bërë me dije drejtoreshës se sipas Kodin Penal për çdo mos respektim të vendimit gjyqësor mund të dënohet edhe me burg.

"Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ju njofton se në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë, mos zbatimi i aktvendimit gjyqësor të plotfuqishëm do të thotë vepër penale për të cilën janë paraparë dënim me para ose me burg, për çka të gjitha institucionet duhet të veprojnë në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme, në korniza të kompetencave ligjore", njoftojnë nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat