Sheqerinska dhe Carovska: Nuk do të tolerohet dhuna ndaj grave dhe fëmijëve

Maqedonia

Sheqerinska dhe Carovska: Nuk do të tolerohet dhuna ndaj grave dhe fëmijëve

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:03
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministrja e Mbrojtjes Milla Carovska

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministrja e Mbrojtjes Milla Carovska, sot kanë vizituar një nga sportel-qendrat, në të cilat janë vendosur viktimat e dhunës familjare.

Siç informojnë nga kabitetet e tyre, qëllimi i vizitës ka qenë që t’ju jepet mbështetje dhe mbrojtje grave që kanë përjetuar dhunë nga partnerët e tyre, por edhe besim se shteti do të merr hapat e nevojshëm për luftën kundër dhunës ndaj grave,

“Sot dua të jap mesazhin tek gjithë qytetarët e vendit, por edhe tek të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtri, se dhuna familjare nuk ju ndodh vetëm të tjerëve. Ajo është rreth neve, i prek njerëzit me të cilët bashkëpunojmë, me të cilët jetojmë dhe shoqërohemi”, tha Sheqerinska, duke shtuar se si ministre do të angazhohet në luftën kundër dhunës ndaj grave.

Ndërsa Carovksa ju bëri thirrje viktimave që ta paraqesin dhunën dhe të kërkojnë mbrojtje nga shteti. Ajo tha se që të zbatohet me sukses Konventa e Stambollit, duhet bashkëpunim i vazhdueshëm mes institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat