Xhaferi- Zhidan: Përkrahje e Sllovenisë për në NATO dhe BE - Bota Sot
Xhaferi- Zhidan: Përkrahje e Sllovenisë për në NATO dhe BE

Maqedonia

Xhaferi- Zhidan: Përkrahje e Sllovenisë për në NATO dhe BE

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Talat Xhaferi dhe Dejan Zhidan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe delegacioni i përbërë prej kryetares dhe anëtarëve të Grupit parlamentar për bashkëpunim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, Frosina Tashevska Remenski, Nada Cipusheva dhe Shpresa Hadri, vizitën e vet zyrtare në Republikën e Sllovenisë e filluan me mikpritësin, Kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan.

Mikpritësi, kryetari Xhidan e përuroi kryetarin Xhaferi për ndryshimet e miratuara kushtetuese dhe Ratifikimin e Protokollit aderues për anëtarësim në NATO nga ana e Republikës së Greqisë, me ç’rast nënvizoi se Republika e Maqedonisë është shembull pozitiv se me vullnet politik edhe kontestet më të vështira, shumëvjeçare mund të zgjidhen në mënyrë të qetë me mirëkuptim të ndërsjellë.

“Ai theksoi se Republika e Sllovenisë është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe BE dhe prandaj, për të paraqet kënaqësi të veçantë që ajo do të jetë vendi i dytë pas Republikës së Greqisë që do e ratifikojë Protokollin aderues për anëtarësim në NATO, dhe me këtë akt do e konfirmojë atë mbështetje”, citohet në njoftimin e Sektorit për marrëdhënie me opinionin të Kuvendit të Maqedonisë .

Xhaferi shprehu kënaqësi për pritjen e ngrohtë në Republikën e Sllovenisë, vend me të cilin kultivojmë marrëdhënie miqësore bilaterale dhe ndajmë histori të përbashkët dhe sistem të njëjtë politik. Ai pohoi se Republika e Sllovenisë është mbështetësi jonë i dëshmuar dhe pa rezervë në aspiratat tona euroatlantike, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Kryetarit Zhidan gjatë aktiviteteve në lidhje me organizimin e referendumit në shtator të vitit të kaluar. Ai e njoftoi kolegun e vet me aktivitetet rrjedhëse në Kuvend dhe faktin se të gjithë deputetë janë të përkushtuar në rrumbullakimin e obligimeve që rrjedhin nga Plani 3-6-9 dhe Plani – 18 i Qeverisë dhe kjo i dha rezultatet e duhura.

“Për momentin zhvillohet procesi i skriningut, a duke e pasur ndërmend rëndësinë dhe kompleksitetin e procesit të negociatave, si edhe peshën dhe vëllimin e gjithçkaje që duhet të harmonizohet, është e mirëseardhur përvoja dhe ekspertiza e Republikës së Sllovenisë, si një nga anëtaret më të reja të BE-së me përvojë relativisht të freskët në procesin e aderimit, sipas parimit leksione të mësuara për deputetët dhe shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me NATO-n, kryetari Xhaferi pohoi se ka filluar procesi i ratifikimit të Protokollit për aderim në NATO në parlamentet nacionale të vendeve anëtare me shpresë se Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e 30-të e NATO-s deri në fund të vitit 2019 ose fillimin e vitit 2010.

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë Zhidan theksoi se Bashkimi Evropian mbështetet mbi vlerat evropiane të respektit të ndërsjellë dhe ofron mundësi për zhvillim ekonomik, dhe në këtë drejtim Republika e Sllovenisë është e përgatitur që ta ndajë gjithë përvojën që e posedon në procesin e hapjes së negociatave aderuese me BE, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur kur do të vijë dita për këtë. Ai po ashtu nënvizoi se të rinjtë e të dy vendeve tani më i kanë përvetësuar vlerat evropiane, shumë studentë nga Republika e Maqedonisë e kanë zgjedhur Slloveninë për përfundimin e studimeve të tyre dhe kjo kontribuon në mënyrë plotësuese në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në fund të takimit, morën fjalë edhe përfaqësuesit e Grupeve të Bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve dhe u pajtuan se diplomacia parlamentare, nëpërmjet bashkëpunimit në të gjitha nivelet është shumë e rëndësishme për rrumbullakimin sa më të shpejtë dhe më të suksesshëm të reformave të kërkuara për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...