Epidemia e fruthit merr hov, çdo ditë e më shumë të prekur

Maqedonia

Epidemia e fruthit merr hov, çdo ditë e më shumë të prekur

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Foto Ilustrim

Çdo ditë po rritet numri i të prekurve nga fruthi, ndërkohë që mbrëmë kjo epidemi mori edhe viktimën e tretë. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë paraqitur edhe 7 raste të reja. Tre prej tyre janë mbajtur për kurim në klinikë, ndërsa 4 të tjerët pas kontrolleve janë lëshuar për kurim shtëpiak. Të gjithë janë të pavaksinuar. Zharko Karaxhoski, nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se duke mos i vaksinuar fëmijët, prindërit po u rrezikojnë jetën fëmijëve të tyre. Ai thotë se prindërit po keqinformohet nga rrjetet sociale, dhe po marrin në qafë fëmijët e tyre.

Mos thoni se po përparojmë mirë, kemi vetëm 5900 fëmijë të vaksinuar, ku janë të tjerët? Kemi fëmijë të cilat kanë imunitet të dobët, ata janë ndër të parët të cilët rrezikohen të preken nga fruthi. Nuk ekziston mënyrë tjetër në nivel botërorë e bazuar në mjekësi që thotë se mund të ketë ilaç tjetër. Me mos dhënien e vaksinës i vendosni fëmijët në rrezik. Të gjithë fëmijët nga 0-6 muajsh deri 45 vjeç, dhe nuk janë të vaksinuar duhet të vaksinohen- deklaroi Zharko Karaxhoski- Instituti i Shëndetit Publik.

Me apel për vaksinimin e fëmijëve dalin edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë

“Të gjithë fëmijët  mbi 6 muajsh  mund të pranojnë vaksinën MRP kundër fruthit. Më saktë të gjithë  personat nga 0 në 6 muajsh dhe deri 45 vjeç të cilët nuk janë vaksinuar, duhet të pranojnë vaksinën MRP”.

Numri i të prekurve nga fruthi tashmë ka arritur 220. Në Klinikën e Shkupit janë të shtruar 26 pacientë, prej të cilëve 22 janë fëmijë deri një vjeç. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë pacientët e shtruar janë të gjendje pak më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Numri më i madh i të prekurve nga fruthi është regjistruar në qytetin e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat