Bakoyannis: Vendin fqinjë do ta quajmë Maqedonia e Veriut, por jo edhe maqedonase - Bota Sot
Bakoyannis: Vendin fqinjë do ta quajmë Maqedonia e Veriut, por jo edhe maqedonase

Maqedonia

Bakoyannis: Vendin fqinjë do ta quajmë Maqedonia e Veriut, por jo edhe maqedonase

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:27
Ish-shefja e diplomacisë greke, Dora Bakoyannis

Ish-shefja e diplomacisë greke, tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakoyannis, në një intervistë për radion greke “News247” tha se vendi ynë do të përdorë emrin e ri Maqedonia e Veriut, por nuk do të mund të thuhet një kryeministër maqedonas ose një ministër maqedonas, njofton AIM nga Athina.

“Kuptohet se do ta quaj Maqedonia e Veriut, siç e quajmë çdo vend me emrin e saj. Gjithmonë e kam quajtur vendin fqinj ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila ishte emri i saj zyrtar. Tani që emri i saj zyrtar është Maqedonia e Veriut, unë do ta quaj Maqedonia e Veriut. Ajo që nuk do të mund të bëj është të them kryeministër maqedonas. Kryeministri i ardhshëm ose Zaev do ta thërrasim kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Nuk do të them kryeministri maqedonas dhe ministri maqedonas. Nuk do të them, sepse mendoj se ky është gabimi themelor dhe shumë i madh i kësaj marrëveshjeje”, tha Bakoyannis.

Ajo gjithashtu tha se “mosmarrëveshja jonë me marrëveshjen e Prespës është thellësisht politike dhe thelbësore, sepse ajo që themi ne është për afat të gjatë, për shkak se çështja e identitetit, domethënë irredentizmit nuk zgjidhet, do të ketë probleme edhe në brendësi të Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...