Shembja e dheut në pikën kufitare Bellanoc – Stançiç, Jaupllari: Shembja e dheut, pjesë e projektit të BE-së

Maqedonia

Shembja e dheut në pikën kufitare Bellanoc – Stançiç, Jaupllari: Shembja e dheut, pjesë e projektit të BE-së

Nga: Z.M Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Kufiri Stancic-Belanoc

Në pikën kufitare Bellanoc – Stançiç, mes Maqedonisë dhe Kosovës, ku në ndërtim e sipër është ndërtesa e përbashkët kufitare, momentalisht nuk është duke u zhvilluar ndonjë aktivitet ndërtimi, por vërehet shembje masive e dheut që në shikim të parë shkakton shqetësim për rrezikim të vet objektit në ndërtim e sipër. 

Në një bisedë telefonike me Presidentin e Kompanisë “Aurora Konstruksion”, nga Shqipëria, e cila drejtpërsëdrejti është e angazhuar për kryerjen e punimeve, Agron Jaupllari, kuptuam se nuk bëhet fjalë për shembje të dheut si pasojë e borës apo për ndonjë arsye tjetër, porse thjesht bëhet fjalë për shembje nga ana e Kompanisë që është paraparë sipas projektit të BE-së.

“Kemi gërmuar ne, asgjë nuk është shembur, është sipas projektit, sepse me qenë se nesër mund të ketë probleme, atëherë projekti duhet rishikuar përsëri dhe është gërmuar jashtëzakonisht dhe do gërmohet akoma më shumë. Prandaj projekti është i tillë, i cili është studiuar, riparë dhe kanë dalë me konkluzion projektuesit që duhet të gërmohet akoma më shumë, dhe se Komiteti Evropian projektin që na e ka dhënë është që të bëhen gërmime masive, është me projekt, nuk është pa projekt, çdo gjë është sipas projektit”,- tha për TVM2 Agron Jaupllari nga “Aurora Konstruksion”./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat