Greqia zyrtarisht dërgon notën diplomatike

Maqedonia

Greqia zyrtarisht dërgon notën diplomatike

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:19
Maqedoni - Greqi

Greqia edhe zyrtarisht ka dërguar notë diplomatike ku e informon qeverinë tonë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës dhe protokollin për anëtarësim në NATO.

Hapi tjetër është publikimi në Gazetën Zyrtare në datën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe të ligjit për ndryshimin e emrit kushtetues, domethënë nga ku dhe zyrtarisht Republika e Maqedonisë do të emërohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas arritjes së notës diplomatike, do të dërgohet letër e përbashkët e Maqedonisë dhe Greqisë deri tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së se kontesti për emrin është tejkaluar dhe nga ku marrëveshja hyn në fuqi dhe me këtë mbyllet çështja e emrit.

Maqedoni pastaj me letër do t’i informojë Sekretariatin e OKB-së dhe vendet anëtare të saj, si dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare për emrin e ri kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat