Server: Maqedonia deri në vitin 2024, në fund të procesit për anëtarësim në BE - Bota Sot
Server: Maqedonia deri në vitin 2024, në fund të procesit për anëtarësim në BE

Maqedonia

Server: Maqedonia deri në vitin 2024, në fund të procesit për anëtarësim në BE

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:12
Analisti politik, Daniel Server

Analisti politik, Daniel Server konsideron se Maqedonia në qershor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për pesë vite do të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim.

Server është profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin “Xhon Hopkins” dhe njohës i mirë i ngjarjeve në Ballkan.

“Nuk jam në biznesin e parashikimeve, por konsideroj se më se realiste është që Maqedonia për pesë vite të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim në BE”, deklaroi Server për MIA-n.

Ai shtoi se kjo do të varet shumë nga stabilizimi i klimës vendore politike që do të mundësonte implementim me kohë të reformave.

“Lidhur me anëtarësimin në BE, Maqedonia është përballë dy sfidave, implementimit të “akis” (të drejtat dhe obligimet e përgjithshme të detyrueshme në të gjitha vendet anëtare të BE-së), si dhe pavarësia e gjyqësisë. Nëse këto reforma, të ashtuquajtura shtylla rezistuese të një ndërtimi, implementohen me kohë, Maqedonia është në rrugë të sigurtë të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi Server.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...