Mançevski: Për 10 vite simpatizantët e LSDM-së kanë qenë qytetarët më të diskriminuar

Maqedonia

Mançevski: Për 10 vite simpatizantët e LSDM-së kanë qenë qytetarët më të diskriminuar

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:01
Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, dje ka thënë se anëtarët dhe simpatizantët e LSDM-së për 10 vite kanë qenë qytetarët më të diskriminuar në shtet.

“Sot është çudi që cili do simpatizant i këtij pushteti punësohet edhe në institucionet publike. 10 vite gjithë anëtarët e LSDM-së e kanë pasur të ndaluar të punësohen edhe në sektorin publik edhe në atë privat. Ku të shkojnë këta njerëz, duhet ta lëshojnë shtetin? Tani ka Komision për Antikorrupsion dhe kush mendon se ka diçka problematike duhet të dorëzojë ankesë dhe të vendoset për atë”, tha Mançevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth punësimit në administratë të njerëzve të afërt me funksionarët qeveritar.

Ditëve të fundit ka pasur akuza ndaj partisë maqedonase në pushtet, për punësim të anëtarëve të saj në institucionet publike, ndërsa reagim ka nxitur edhe emërimi i baxhanakut të Talat Xhaferit në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat